Policia jep detaje për protestën në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 16:26
Policia jep detaje për protestën në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka theksuar protesta e sotme në Mitrovicën e Veriut ka qenë e qetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Protesta kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh edhe heqjen e dinarit serb nga përdorimi filloi në mesditë dhe zgjati gjysmë ore.

Policia e Kosovës tha se gjithmonë ka njohur dhe do të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, lirinë e fjalës në tubime publike, protesta dhe demonstrata në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia tha se ka të dhëna se në protestë ishin rreth 1800 persona. Këtu, Policia tha se hyjnë edhe ata që kishin shkuar edhe nga vendet tjera për të marrë pjesë në protestë.

“Në protestë morën pjesë rreth 1800 persona, përfshirë edhe ata nga rajoni. Njerëz të ndryshëm erdhën në formë të organizuar – me autobus dhe makinë. Ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar pa asnjë incident”, kanë thënë Policia e Kosovës.


(Kosova Sot Online)