Abdixhiku: Me qeverinë Kurti projektet zhvillimore nuk kanë për të ardhur asnjëherë

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 20:00
Abdixhiku: Me qeverinë Kurti projektet zhvillimore nuk kanë për të ardhur asnjëherë

I ashpër ndaj kryeministri Albin Kurti, është shprehur kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai derisa tregoi për vizitën e bërë në Viti, aty ku qeveris partia e tij, tha se ne nivelin qendror po futemi në vitin e katërt të “pushtetit popullist”.

Andaj sipas tij, me qeverinë Kurti “ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”.

“Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, vijon Abdixhiku.

Ai shpreh brengë për largimin e qytetarëve nga vendi duke thënë “koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik”.

(Kosova Sot Online)