Prishtinë: Katër të lënduar në aksidentin te rruga “Bill Clinton”, dy prej tyre policë

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 09:34
Prishtinë: Katër të lënduar në aksidentin te rruga “Bill Clinton”, dy prej tyre policë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra prej të cilave veturë e Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Katër persona janë lënduar, dy prej të cilëve zyrtarë policorë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeit.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)