Luftë e ashpër për pushtet në Serbi, Mediat në Serbi, Vuçiq me skenar eliminimi nga diplomacia të Ivica Daçiqit, avancon Marko Gjuriqin

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 12:26
Luftë e ashpër për pushtet në Serbi, Mediat në Serbi,  Vuçiq  me skenar eliminimi nga diplomacia  të Ivica Daçiqit,  avancon Marko Gjuriqin

Marko Gjuriq mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të qeverisë së ardhshme të Serbisë. Kështu shkruan gazeta “Nova.rs”, duke thënë se fakti që disa anëtarë të kabinetit të Ivica Daçiqit janë angazhuar në disa përgjegjësi të reja, tregon se rruga për postin e kryediplomatit mbetet i hapur për Gjuriqin, trasnmeton "Kosova Sot Online ".

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka njoftuar se Gjuriq do të kthehet në Serbi dhe se “do të kryejë nga funksionet më të rëndëssishme” për Serbinë, pas shërbimit si ambasador në SHBA.

Siç raporton Nova.rs, shefi i shtabit të Daçiqit, Nikola Nedeljkoviç, u emërua ambasador në Greqi në fillim të shkurtit. Nova shkruan se duke pasur parasysh se Vuçiq i do surprizat dhe njerëzit më besnikë rreth tij, gjë që sigurisht e bën Gjuriq, ka mundësi që ai të jetë në krye të qeverisë së ardhshme.

(Kosova Sot Online )