Personi që hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës dënohet me 200 euro

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 18:11
Personi që hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës dënohet me 200 euro

Një qytetar për hedhjen e mbeturinave inerte në mënyrë “të rrezikshme dhe në hapësirë publike”, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur me 200 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Inspektorët e Inspektoratit të Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit”, njofton kryeqyteti, derisa pati edhe një thirrje për qytetarët.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”.

(Kosova Sot Online)