Spahiu: Ja pse ka qenë më e vështirë me vendos flamurin e Kosovës në veri se me shpallë pavarësinë

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 19:29
Spahiu: Ja pse ka qenë më e vështirë me vendos flamurin e Kosovës në veri se me shpallë pavarësinë

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më e vështirë se sa vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës në katër komunat e veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai  tha se për pavarësinë e vendit liderët shtetëror të asaj kohe e kishin bekimin e ShBA-së, kurse për çështjen e veriut ShBA-të ishin kundër.

“Pse ka qenë më e vështirë me vendos flamurin e Kosovës në veri se me shpallë pavarësinë e Kosovës, prandaj është akt më  i rëndësishëm se shpallja e pavarësisë”, ka thënë ai.

“George Bush e ka shpallë pavarësinë  e Kosovës në Tiranë, ka qenë një akt që nuk është dashtë me pas shumë guxim ose shumë vendimmarrje politike nëse të përkrahin amerikanët s’ke cka mendohesh.

“A është ndryshe nëse të thonë amerikanët mos hyjn me i marrë komunat veriore edhe ti i merr. Edhe në fund po ata aleatë ta mbrojnë ata kufi. Është vendimmarrje më e madhe politike dhe është më e rëndësishme” shtoi Spahiu.


(Kosova Sot Online)