Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 07:45
Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Por, cili ishte vendi i parë që e njohu Kosovën si shtet para 16 vjetësh?

Bazuar në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet është Republika e Kosta Rikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë.

Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja. Ndërkohë, shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

Image

(Kosova Sot Online )