Von Cramon: Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 09:57
Von Cramon: Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës

Eurodeputetja Viola von Cramon, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka veçuar përpjekjet e presidentit Ibrahim Rugova në rrugën drejt arritjes së Pavarësisë.

Cramon ka shkruar se deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës.

“Më 17 shkurt, kujtoj edhe presidentin e ndjerë Rugova dhe lidershipin e tij vizionar. Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës dhe shpirt e qëndrueshëm të popullit të Kosovës”.

“Vizioni i tij për një Kosovë demokratike dhe përfshirëse, për një Kosovë multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirë nga frika dhe diskriminimi, shtruan themelet për kombin që festojmë sot”, tha von Cramon, mes tjerash.

(Kosova Sot Online)