SHBA dhe Gjermania me debat të nxehtë për emrin e kreut të ri të NATO-s

  • S.A /
  • 19 February 2024 - 12:07
SHBA dhe Gjermania me debat të nxehtë  për emrin e kreut të ri të NATO-s

Çfarë loje po luan kancelari gjerman Olaf Scholz, pyet Bild, duke raportuar se, sipas disa zyrtarëve të lartë, ai pengoi shefen aktuale të KE-së Ursula von der Leyen të bëhej kreu i ardhshëm i NATO-s.

Sipas raportimeve, arsyeja është se ajo është shumë kritike ndaj Rusisë. Të paktën kështu kanë deklaruar disa zyrtarë të lartë nga Brukseli dhe disa diplomatë të lartë evropianë, sipas raportit të Welt am Sonntag, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportit, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken sugjeroi Von der Leyen si kandidat të presidentit amerikan Joe Biden.

Më pas Biden iu afrua Scholz dhe kërkoi pëlqimin e tij. Por Scholz refuzoi. “Scholz ishte kategorikisht kundër që Ursula von der Leyen të bëhej kryetare e NATO-s,” citoi Welt am Sontag të thoshin njerëz të njohur me këtë çështje.

(Kosova Sot Online )