Shqipëria të hap konsullatë në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës!

Shqipëria të hap konsullatë në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës!
Shqipëria të hap konsullatë në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës!

Refik Hasani

  • 19 February 2024 - 11:46

Shkruan:ANALISTI - Refik Hasani

Shqipëria e ka obligim moral e kushtetues  të brengoset edhe për shqiptarët  jashtë shtetit administrativ, ku shqiptarët në Serbia kanë organizuar  Referendumin  e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992. Kurse përveç  Referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritjen e armatosur ku përmes Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendumi. Shqipëria, ende  nuk ka krijuar asnjë fond, kurse Republika e Kosovës tani ka fondin për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kurse të pa mbështetur mbesin shqiptarët në Sanxhak.

 Publikisht apeloj se Shqipëria, është momenti  fundit  që të angazhohet seriozisht, dhe  të hap konsullatë si  në Sanxhak dhe në  Luginën e Preshevës, që kjo të ndihmonte mjaftë.  Konsullata shqiptare, do të duhej  të hapet në Luginën e Preshevës, para se të pësoj si Sanxhaku. Këto dy  krahina  janë rajonet  më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të  diskriminuara në gjithë Evropën.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".