Berisha: Edi Rama korruptoi McGonigal me qëllimin për të shkatërruar opozitën

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 21:05
Berisha: Edi Rama korruptoi McGonigal me qëllimin për të shkatërruar opozitën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës për dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI- së Charles McGonigal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fjalën e tij, ku qindra qytetarë dhe demokratë protestojnë kundër vendimit politik të SPAK, Berisha denoncoi faktin se Edi Rama korruptoi McGonigal me qëllimin për të shkatërruar opozitën. Berisha hodhi akuza dhe në drejtim të drejtuesit të SPAK, i cili sipas tij amnistoi Amant Josifin dhe Olsi Ramën.

Lideri i opozitës iu bëri thirrje qytetarëve që në 20 shkurt në orën 17:30 t’i japin përgjigje keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për dosjen shqiptare të Charles McGonigal, i cili u dënua një ditë më parë nga gjykata në SHBA, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është përgjegjës në korruptimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së. Gjatë protestës së qytetarëve dhe demokratëve, Sali Berisha akuzoi Edi  Ramën se e korruptoi Charles McGonigalin me qëllimin e vetëm për të lënë vendin pa opozitë.

Berisha deklaroi se Edi Rama do të përgjigjet për këtë aferë pavarsisht përpjekjeve të George Soros për ta shpëtuar.

Berisha solli në vëmendje edhe denoncimet e bëra gjatë kësaj kohe nga ana e opozitës, ku të përfshirë në afera janë familjarët e kryeministrit Rama.

Lideri i opozitës deklaroi se Edi Rama ka mbrohet nga Altin Dumani, të cilin e akuzoi edhe për amnistimin që i bëri Amant Josifit, ish ortakun e Olsi Ramës.

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që në 20 shkurt në orën 17:30 t’i japin përgjigje keqqeverisjes së Edi Ramës.

(Kosova Sot Online)