Haziri: Në raport me partnerët ndërkombëtarë, roli i presidentes ka qenë e "zjarrfikëses"

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 10:26
Haziri: Në raport me partnerët ndërkombëtarë,  roli i presidentes ka qenë  e

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i pakënaqur me qasjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se në raport me partnerët ndërkombëtar, roli i Osmanit, sipas tij ka qenë e “zjarrfikëses”.

“Unë jam shumë i pakënaqur me mënyrën si e trajton për shembull presidentja situatën ajo është bërë zjarrfikëse politike jo në raport me opozitën. Kjo në raport me opozitën s’po flas, as në raport me shoqërinë civile, as më sindikatën sepse në Kosovë mungon. Në raport me partnerët ndërkombëtarë, unë di situate tu e përfshi edhe këtë të fundit që roli i presidentes ka qenë zjarrfikëses.”, tha Haziri në Tëvë1.

Haziri tha se Osmani nuk ka arritur të krijojë mekanizëm dialogu as me opozitën.

“Nuk ka arritë me ndërtu mekanizëm dialogu me opozitën. Në emër të institucioneve të shtetit edhe me sindikatat bile, unë mendoj para se me opozitën me sindikatat, dialogun social”, shtoi Haziri.

(Kosova Sot Online)