Opozita në Shqipëri dy orë protestë, tymuese dhe molotov drejt Kryeministrisë

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 21:01
Opozita në Shqipëri dy orë protestë, tymuese dhe molotov drejt Kryeministrisë

 Opozita në Shqipëri ka protestuar për dy orë para kryeministrisë. Protesta nisi paqësore ndërsa protestuesit marshuan nga selia e PD drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Protesta u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në mungesë të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, masë e marrë nga SPAK ndërsa ai hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ndonëse mungoi fizikisht Berisha mbajti një fjalim online përmes një podiumi të krijuar në shtëpi.

Sapo ish-kryeministri Berisha përfundoi fjalën e tij përmes videomesazhit protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të ndërtesës së kryeministrisë.

Sende të ndryshme u hodhën edhe drejt trupave të policisë, ndërsa mbanin edhe flamuj kombëtarë dhe të BE-së.

(Kosova Sot Online)