Krasniqi: Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë për komunat

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 12:00
Krasniqi: Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë për komunat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin me kryetarët e komunave, ka thënë se buxheti për vitin 2024 është rritur.

Krasniqi ka thënë se buxheti për këtë vit për komunat është mbi 720 milionë euro.

Sipas ministrit, asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë, dhe se nëse këto mjete financiare përdoren siç duhet, mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë. Me një bashkëpunim efikas dhe me projekte konkrete, me këtë shumë financiare, ne mund të ndikojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ministri ka thënë tutje se komunat duhet të raportojnë në sistemin e performancës komunale, dhe se, sipas tij, ky është një obligim ligjor.

Ai ka shtuar se komunat që nuk kanë raportuar brenda dy viteve janë Skenderaj, Ferizaj, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe katër komunat veriore, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

(Kosova Sot Online)