Kuvendi miraton në lexim të dytë dy projektligje

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 12:06
Kuvendi miraton  në lexim të dytë dy projektligje

Është miratuar sot në shqyrtim të dytë projektligji nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë. 

 Në shqyrtimi të dytë është miratuar edhe  Projektligji nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

(Kosova Sot Online )