Sot ditë interesante ndeshjeve në Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 10:29
Sot ditë interesante  ndeshjeve në  Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Xhiro e 21-të është paraparë të zhvillohet në mesjavë dhe pas tri ndeshjeve të së mërkurës, tani radha është për dy takimet e sotme. 

Takimi i parë pritet të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Lirisë në stadiumin “18 Qershori”.

Në ndeshjen tjetër, Llapi luan në udhëtim te Fushë Kosova, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Të dy ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )