Haki Abazi proteston në Kuvend: “U shua një katërvjeçare, turp”!

  • 22 February 2024 - 12:14
Haki Abazi proteston në Kuvend: “U shua një katërvjeçare, turp”!

“U shua një katërvjeçare”, Turp” – Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një fletushkë në foltorën e Kuvendit për rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë.

“U shua një 4 katër vjeçare. Turp, turp, turp”, shkruan në mbishkrim.

Familjarët e katërvjeçares i kanë akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast.

(Kosova Sot Online )