Burri i Shkurte Fejzës u godit nga vetura - Policia thotë se është jashtë rrezikut për jetë

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 13:53
Burri i Shkurte Fejzës u godit nga vetura - Policia thotë se është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në momentin kur ai është goditur nga vetura, kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Ai ka pësuar lëndime të rënda por se është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.

(Kosova Sot Online)