Prishtinë: Aksident i rëndë, dyshohet për një të vdekur

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 13:41
Prishtinë: Aksident i rëndë, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te Ministria e Arsimit në Prishtinë, ku dyshohet se vetura e ka goditur një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe e ka siguruar vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetarë, i cili sipas dëshmitarëve thuhet se ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)