Ja pse Zelensky e falënderoj Vuçiqin në Tiranë

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 22:27
Ja pse Zelensky e falënderoj Vuçiqin në Tiranë

Gjatë samitit Ukrainë -Evropë Juglindore  në Tiranë, presidenti Volodymyr Zelensky ka takuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq, vend ky që nuk i vuri sanksione Rusisë për agresionin që po e bën tash e dy vjet në shtetin që e udhëheq Zelensky, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, presidenti Zelensky e ka falënderuar Vuçiqin për siç ka thënë “mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta”.

“Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën”, shkruan tutje Zelensky.

“Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”, shprehet ai.

(Kosova Sot Online)