Ngjarjet më interesante që do të ndodhin sot në Kosovë

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 08:09
Ngjarjet më interesante që do të ndodhin  sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 2 mars 2024

09:30 – Komiteti Paralimpik i Kosovës organizon Lojërat Parasportive, një ngjarje që feston arritjet e para-atletëve dhe promovon gjithëpërfshirjen dhe dialogun ndërkulturor përmes sportit. (Në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike, Vushtrri)

10:00 – Mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit. Marrin pjesë u.d. i kryeprkurorit të Shtetit, Besim Kelmendi; ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier; shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog; kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj. (Hotel Emerald)

11:00 – Instituti Albanologjik me rastin e 580-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, organizon promovimin e librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë (1480–2023)” nga autori Hysen Dizdari. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

(Kosova Sot Online )