RTS e njeh Kosovën si Republikë
Radio Televizioni i Serbisë në një shkrim për punëtoret e ndërmarrjeve publike në Veri të Mitrovicës i është referuar vendin tonë si Republika e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Punëtorët e ndërmarrjeve komunale në Veri të Republikës së Kosovës kanë marrë pagat, por nuk mund ta tërheqin më shumë se 10,000 dinarë” ka qenë shkrimi i publikuar nga Radio Televizioni Serb.
(Kosova Sot Online)