Zbardhen detaje se si u kap armatimi në Banjskë

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 18:54
Zbardhen detaje se si u kap armatimi në Banjskë

Raportohet se pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.

Sipas burimeve “Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.

Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)