Avokati i Sylejman Selimit tregon pse u bastis shtëpia e tij nga Specialja

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 11:54
Avokati i Sylejman Selimit tregon pse u bastis shtëpia e tij nga Specialja

Avokati, Artan Qerkini ka konfirmuar se është bastisur shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.

“Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore e për më shumë i cënon edhe disa drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cënohet privatësia e një personi me urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusine e personit të dyshuar”, tha Qerkini.

(Kosova Sot Online)