Pasi u arrestua në Kosovë baroni i drogës u ekstradua drejt Shqipërisë

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 13:56
Pasi u arrestua në Kosovë baroni i drogës u ekstradua drejt Shqipërisë

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës”, i arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, pritet të ekstradohet të enjten drejt Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Ai ka dhënë pëlqimin që ta vuajë dënimin në Shqipëri.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK) në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Para arrestimit, Çela ishte strehuar nga një kosovar në një fshat të Vitisë.Çela, që ka pasur bazën në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”.

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë-Kuqe për trafik droge. Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.

Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.


(Kosova Sot Online)