Blerësi i armës së vjedhur të zyrtarit të AKI-së ndalohet për 48 orë

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 14:34
Blerësi i armës së vjedhur të zyrtarit të AKI-së ndalohet për 48 orë

Është ndaluar për 48 orë, H.B, i cili dyshohet se e kishte blerë armën e vjedhur të zyrtarit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Zëdhënësja Fitore Mehmeti-Sejrani,  bëri të ditur se ndaj, të njëjtit prokuroria, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se personi i dyshuar me inicialet H.B., gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)