Lista Serbe: Qeveria e Kosovës po shkakton një fatkeqësi humanitare

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 16:29
Lista Serbe: Qeveria e Kosovës po shkakton një fatkeqësi humanitare

Lista Serbe vlerësoi se Qeveria e Kosovës me bastisjen e sotme në barnatore dhe konfiskimin e barnave, pasi më parë u morën serbëve ushqime, produkte higjienike, paga, pensione dhe përfitime sociale, i plotësuan të gjitha kushtet për shkaktimin e një fatkeqësie humanitare ndaj komuniteteve në Kosovë para syve të gjithë botës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftim, Qeveria në Kosovë, në krye me Albin Kurtin, është inkurajuar nga pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me heqjen e dinarit dhe ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë sot dhe ka urdhëruar një pushtim të barnatoreve serbe në Veri të Kosovës.


(Kosova Sot Online)