Ja kur prezantohet raporti për verifikimin e nënshkrimeve nga qytetarët në Veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten do të mbajë mbledhje, ku do të prezantohet raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet komunale në katër komunat veriore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, tha ai.
(Kosova Sot Online)