Shoferi turk ngec me trajler në Bypass-in e Murrizit: Ma sugjeroi Google Maps Rrugën e Arbrit

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 15:54
Shoferi turk ngec me trajler në Bypass-in e Murrizit: Ma sugjeroi Google Maps Rrugën e Arbrit

Një traljer me targa të Turqisë është bërë shkak për bllokimin e qarkullimit në Rrugën e Arbrit për shkak se ka ngecur te bypasi i Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Ai ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

(Kosova Sot Online)