Detaje nga vetaksidenti ku humbi jetën një person

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 20:10
Detaje nga vetaksidenti ku humbi jetën një person

Raportohet se një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Poqestë të Pejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet  kanë bërë të ditur se, bëhet fjalë për B.Berisha vitit i lindjes 1984.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendë ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi

(Kosova Sot Online)