Besnik Tahiri me një mal akuzash kundër Qeverisë: Eksperimentimi i Kurtit me zgjedhjet në veri e ka kthyer vendin prapa

  • S.A /
  • 09 March 2024 - 12:12
Besnik Tahiri me një mal akuzash kundër Qeverisë: Eksperimentimi i Kurtit me zgjedhjet në veri e ka kthyer vendin prapa

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se “eksperimentimi i Albin Kurtit” me zgjedhjet në veri e ka kthyer Kosovën prapa, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Tahirit, nuk është arritur diçka me zgjedhjen e katër kryetarëve dhe se  këta të fundit nuk po kryejnë ndonjë punë teksa ka theksuar se AAK ka kërkuar qysh në fillim që për çështjen e zgjedhjeve në veri qeveria të mos merrte veprime për të cilat më vonë do të kthehej pas.

“Ju them me përgjegjësi të plotë, eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në veri të Kosovës e ka kthyer Kosovën mbrapa. I ka dëmtuar interesat e Kosovës. I ka vendosur disa flamuj, herë më poshtë e herë më lart, flamuj të shtetit të Kosovës, e që do të shohim se sa do t’i mbajë këta flamuj zotëri Kurti në këtë proces. Ky eksperimentim është bërë për aspekt elektoral, puro politik dhe në asnjë moment institucional”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media. Ndryshe, të premten, KQZ-ja vendosi që më 21 prill, në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut e Zubin-Potok të votohet për shkarkimin apo jo të kryetarëve të këtyre.

(Kosova Sot Online )