LDK-ja e kërkon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës edhe në mes të Prizrenit

  • S.A /
  • 09 March 2024 - 12:22
LDK-ja e kërkon  vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës edhe në  mes të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka bërë kërkesë për vendosjen e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Prizren, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shefi i asamblistëve të LDK në Prizren, Haziz Hodaj, në një deklaratë  se përmes një kërkese i janë drejtuar kuvendit komunal të Prizrenit dhe kryetarit Shaqir Totaj për vendosjen e shtatores. “Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova do t’i bënte nder Prizrenit”, tha ai.

Sipas tij, një kërkesë e tillë është mirëpritur nga kryetari Totaj, gjersa shprehur bindjen se edhe vendimi i kuvendit komunal lidhur me këtë do të jetë unanim. 

(Kosova Sot Online )