Ambasadori amerikan në Kosovë e takon Vuçiqin për shkak të çështjeve të rëndësishme në rajon

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 11:23
Ambasadori amerikan në Kosovë e takon Vuçiqin për shkak të çështjeve të rëndësishme në rajon

Ambasadori amerikan, Christopher Hill,  ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për shumë çështje të rëndësishme në rajon, si dhe, sipas pretendimit të Vuçiqit “për pozitën e serbëve në Kosovë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij, duke mos treguar se çfarë ka thënë ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)