Albulena Haxhiu thyen heshtjen, flet për slloganin më të pëlqyer në Vetëvendosje

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 16:13
Albulena Haxhiu thyen heshtjen, flet për slloganin më të pëlqyer në Vetëvendosje

Ministrja e Drejtësisië Albulena Haxhiu ka deklaruar se sa herë kanë diskutime për slloganin në Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve, zakonisht nuk merr pjesë sepse nuk i shkon me sllogane, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


 "Me zemër" e kemi pasur më herët dhe më ka pëlqyer edhe pse nuk ka qenë propozim i imi. Derisa të gjitha slloganet e tjera që i ka pasur Vetëvendosja i kam mbështetur jo me një siguri të madhe", ka deklaruar Haxhiu në emisionin "Show i së premtes me Adelina Ismailin", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në pyetjen e Adelines: A do ketë zgjedhje të parakohshme? Nëse po çfarë sllogani do kishte Vetëvendosje pas "krejt dhe drejt""

Albulena Haxhiu i është përgjigjur: "Sa herë që kemi diskutime për slloganin në Vetëvendosje, kur jemi në prag të zgjedhjeve, unë zakonisht nuk marr pjesë sepse nuk më shkon me sllogane. "Me zemër" e kemi pasur më herët dhe më ka pëlqyer edhe pse nuk ka qenë propozim i imi. Derisa të gjitha slloganet e tjera që i ka pasur Vetëvendosja i kam mbështetur jo me një siguri të madhe".

(Kosova Sot Online)