Policia del me njoftim: Ky person dyshohet për vjedhje

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 17:02
Policia del me njoftim: Ky person dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.”

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit. Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] , Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/, Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192”

(Kosova Sot Online)