Kurti tregon se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 11:57
Kurti tregon se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka njoftuar se i ka thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe, vendet e QUINT’it tash e disa vjet shpresin shqetësimin se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe rregullisht u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër.

(Kosova Sot Online)