Bajrami për Aliun: Ia ka ndërru vendin Drejtorit të Prokurorimit vetëm kur Thesari e ka shti në listë të zezë

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 12:17
Bajrami për Aliun: Ia ka ndërru vendin Drejtorit të Prokurorimit vetëm kur Thesari e ka shti në listë të zezë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e lëshoi seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet propozim-rezoluta e LDK’së për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bajrami tha se Aliu ia ka ndërruar vendin Drejtorit të Prokurimit, vetëm pasi Thesari Amerikan e ka futur në listën e zezë.

“Ai Ministri që iku këtu edhe që mundohet me u tregu i pastër, a e keni kur ia ka ndërru vendin Drejtorit të Prokururimit, kur Thesari Amerikan e ka shti në listë të zezë. Qëta jeni ju. Kur Thesari Amerikan e ka shti në listë të zezë atë “Babën e Tenderëve” që e quanit npër Qeverinë PAN, atëherë e ka hek. Ky është ministri ku në ministrinë e tij dy veta nënshkruajnë tendere, nënshkruan Hysen Durmishi dhe nënshkruan Liburn Aliu”, ka thënë Bajrami. Tutje, ajo i është drejtuar kabinetit qeveritar duke u thënë se “jeni të korruptum, jeni frikacak dhe jeni shpifësa”.

(Kosova Sot Online )