Austria shpall ‘non grata’ dy diplomatë

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 18:37
Austria shpall ‘non grata’ dy diplomatë

Austria ka shpallur dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar” dhe u ka dhënë atyre afat deri më 19 mars që të largohen nga vendi, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme austriake, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Të dy individët kishin kryer akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, theksuan autoritetet austriake pa dhënë asnjë detaj. Të interesuarit kishin punuar në ambasadën ruse në Vjenë.

Ky dëbim e çon në 11 numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria vitet e fundit. Vjena konsiderohet një bastion i spiunazhit për shkak të shumë organizatave të saj ndërkombëtare.

“Jemi të indinjuar nga vendimi i Ministrisë së Jashtme të Austrisë për të shpallur dy anëtarë të stafit të ambasadës ruse persona non grata”, tha ambasada ruse në Vjenë.

“Ky është një vendim thjesht politik i autoriteteve austriake, të cilin ne e kundërshtojmë kategorikisht. Do të ketë një përgjigje konkrete edhe nga Moska”, theksoi ambasada.


(Kosova Sot Online)