Dy punëtorë të servisit e sulmojnë një person pasi e dërgoi veturën për ta rregulluar
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar që kur e ka dërguar veturën për riparim është sulmuar nga dy punëtorë të servisit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë / 16.03.2024-13:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)
