Osmani sot do ta vizitoj Lipjanin, do të pritet në takim nga Imri Ahmeti

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 09:43
Osmani sot do ta vizitoj Lipjanin, do të pritet në takim nga Imri Ahmeti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta vizitoj komunën e Lipjanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani atje do të takohet me kryetarin e komunës, Imri Ahmeti.

Pastaj, Presidentja Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumicë dhe biznese të kësaj komune.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do ta vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh. Në orën 13:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Në orën 13:45, Presidentja Osmani dhe kryetari Ahmeti, do të deklarohen për media. Pastaj, Presidentja Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumicë dhe biznese të kësaj komune.”

(Kosova Sot Online)