Robinson vjen në Kosovë, do ta takoj Osmanin por jo edhe Kurtin

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 17:13
Robinson vjen në Kosovë, do ta takoj Osmanin por jo edhe Kurtin

Të mërkurën vjen në Kosovë, ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ai fillimisht do të udhëtojë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Robinson më pas do të vijë në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kurti u ‘injorua’ së fundmi edhe nga zyrtarja e lartë e USAID-it, Erin E McKee, e cila në fillim të këtij muaji ka qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Edhe ajo u takua vetëm me Osmanin.

 

(Kosova Sot Online)