Një kosovar arrestohet në pikën kufitare në Leposaviq, e kaloi ilegalisht kufirin me Serbinë

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 09:10
Një kosovar arrestohet në pikën kufitare në Leposaviq, e kaloi ilegalisht kufirin me Serbinë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare në Leposaviq nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë, transmeton “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“PKK Leposaviq 18.03.2024 – 11:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)