Gjest brutal i Edi Ramës, e shtyn me dorë gazetaren pasi i bëri një pyetje

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 12:43
Gjest brutal i Edi Ramës, e shtyn me dorë gazetaren pasi i bëri një pyetje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste, transmeton "Kosova Sot Online ".

Atij nuk i ka pëlqyer pyetja e fundit që i është bërë nga gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta, të cilën Rama e ka shtyrë me dorë.

Ramës i reagon gazetarja duke i thënë “Jo ju lutem, mos më prekni më”.

Ky gjest ka ndodhur në fund të konferencës, dhe momenti mund të shihet edhe në profilin zyrtar të Edi Ramës, pasi ai ka qenë ‘live’ gjatë gjithë kohës.

(Kosova Sot Online )