Albin Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:04
Albin Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, për ta shënuar kështu 25-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO, përcjell “Kosova Sot Online”.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Kosovë, në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe të korit diplomatik në vend.

“Me synim të qartë dhe përkushtim të pa rezervë për rrugën euroatlantike, kryeministri Kurti e uroi ambasadorin çek në Kosovë, Bohumil Mazanek me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, dhe e falënderoi atë dhe shtetin e Çekisë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë.Republika e Çekisë së bashku me Poloninë dhe Hungarinë, tri shtete të ish “Bllokut Lindor”, u bënë anëtare të NATO-s më 12 mars të vitit 1999”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)