Pasojat nga SHBA – zyrtari i lartë amerikan sot në Kosovë, e takon Osmanin

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 07:40
Pasojat nga SHBA – zyrtari i lartë amerikan sot në Kosovë, e takon Osmanin

Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson sot vjen në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Robinson do të qëndroj në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.

(Kosova Sot Online)