ATK: Edhe individët që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja duhet të paguajnë tatim

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 11:10
ATK: Edhe individët që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja duhet të paguajnë tatim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, në sqarimin e tyre thuhet se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers.

“Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. Në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)