Ja pse Rusia po përpiqet të formojë një koalicion

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 18:00
Ja pse Rusia po përpiqet të formojë një koalicion

Rusia po vazhdon përpjekjet për të formuar një koalicion për t’iu kundërpërgjigjur Perëndimit, sipas një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW). Grupi i ekspertëve me bazë në SHBA vuri në dukje se në muajt e fundit Rusia kishte forcuar marrëdhëniet dypalëshe me Iranin, Korenë e Veriut dhe Kinën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë muaj, zëvendësministri i jashtëm rus Andrei Rudenko u takua me përfaqësuesin e posaçëm kinez për çështjet e gadishullit Korean, Liu Xiaoming. Rusia gjithashtu është fokusuar në forcimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut”, shtoi ISË, dhe ka marrë raketa balistike dhe municione artilerie nga vendi.

Ambasadori rus në Kinë Igor Morgulov u takua gjithashtu me kreun e agjencisë kineze të lajmeve Xinhua Fu Hua për të “diskutuar bashkëpunimin dypalësh në sferën mediatike”.

Gjithashtu këtë muaj, presidenti iranian Ebrahim Raisi zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh.

“Kremlini ka shfrytëzuar luftën në Ukrainë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të krijuar një koalicion shtetesh për të kundërpërgjigjur Perëndimit, i cili ka qenë prej kohësh një aspekt qendror i politikës së jashtme të Rusisë”, tha ISW.


(Kosova Sot Online)