Abdixhiku ia kthen Haradinajt: Nuk do të ndodh asnjëherë koalicioni

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 22:30
Abdixhiku ia kthen Haradinajt: Nuk do të ndodh asnjëherë koalicioni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se një koalicion parazgjedhor me AAK-në s’do të ndodhë asnjëherë. Këtë përgjigje e dha kryetari i LDK-së pasi javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkonte koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku tha se është kundër koalicionit parazgjedhor dhe konfirmoi se LDK do të dalë e vetme në zgjedhje.

“Jo s’do të ndodhë ajo asnjëherë, patjetër që jo. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Kemi dallime substanciale”, u shpreh ai sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

“Prandaj e kemi thënë Rruga e Re”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)