Sot janë bërë katër vjet nga viktima e parë nga COVID-19 në Kosovë

  • E.k /
  • 22 March 2024 - 09:46
Sot janë bërë katër vjet nga viktima e parë nga COVID-19 në Kosovë

Sot janë bërë katër vjet që kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që vdiq si pasojë e koronavirusit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)