Së paku 60 njerëz të vrarë në sulmin pranë Moskës, ISIS merr përgjegjësinë

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 07:43
Së paku 60 njerëz të vrarë në sulmin pranë Moskës, ISIS merr përgjegjësinë

Së paku 60 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë, transmeton "Kosova sot Online ".

Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.

Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

(Kosova Sot Online )